Shkolla Fillore Bedri Tairi

SHFK ,,Bedri Tairi” gjendet në mes te fshatit Svillarë të poshtme. Fshati i takon komunës së Sarajit, respektivisht trevës së Dervenit. Për nga karakteri ekonomik ky lokacion është më tepër bujqësor. Shkolla ka filluar të ndërtohet në vitin 1973. Që prej themelimit të saj e deri më sot, një periudhë e integruar në shkollën fillore ,,Bajram Shabani” Kondovë, kurse që nga viti 2015 shkolla mëvetësohet dhe funksionon si subjekt i vaçantë.

Në kuadër të kësaj shkolle bën pjesë edhe shkolla periferike pesëvjeçare në fshatin Svillarë e epërme ku proçesi edukativo – arsimor për nxënësit zhvillohet nga klasa e parë deri në klasën e pestë, kurse mësimin nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nxënësit e ndjekin  në shkollën qendrore.

Këto objekte edukativo arsimore  në çdo aspekt kanë shënuar një zhvillim permanent në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri.