SHFK ,,Bedri Tairi” gjendet në mes te fshatit Svillare e poshtme. Fshati i takon komunës së Sarajit, respektivisht trevës së Dervenit. Shkolla ka filluar të ndërtohet në vitin 1973. Deri në vitin 2014 shkolla ka funksionuar si shkollë fillore periferike “ Bajram Shabani “. Më 31.08.2015 shkolla mëvetësohet prej shkollës fillore qendrore “ Bajram Shabani” Kondovë dhe emërohet në Shkolla fillore komunale “ Bedri Tairi” . Ky objekt edukativo arsimore ë në çdo aspekt ka shënuar një zhvillim permanent në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri.

Në kuadër të kësaj shkolle bën pjesë edhe shkolla periferike pesëvjeçare në fshatin Svillare e eperme .