Të mësuarit, harmonia dhe prosperiteti i nxënësve të shkollës sonë për një të ardhme më të ndritshme.

Nëpërmjet procesit edukativo-arsimor  të ndikohet në krijimin e personalitetit të shëndoshë në pikëpamje të  shëndetit fizik, mendor dhe social që do ti përmbushin  angazhimet si qytetar të përgjegjshëm.

Nxënësit tanë të fitojnë njohuri dhe aftësi që do tu ndihmojnë  për tu formuar si  individë të shëndoshë dhe të përgjegjshëm, të përgatitur  për sfidat e jetës, të aftë  për të zbatuar  njohuritë dhe aftësitë e fituara. Me  vlerat e ndërtuara pozitive të jenë udhëheqës në punët e dobishme shoqërore,të respektuar dhe të dëshiruar në rrethinë më të gjerë.